Mesazhi i veçantë i aktivistes së LSI për policen që e goditi: Të kam falur!
Ana Azizaj është një nga vajzat e reja të LRI-së që u dhunua një ditë më parë nga policia gjatë protestës para Kuvendit. Në një mesash në Facebook, Ana Azizaj thotë se e ka falur policen që e goditi, duke e justifikuar se nuk ishte vajza me uniformë që e goditi, por urdhri i Kryeministrit, Edi Rama.
Postimi i plotë i Ana Azizaj
“Kisha humbur te gjitha shpresat nga ky vend ose te pakten mendoja se askush nuk do te ma hiqte te drejten per te protestuar, ate nuk e beri vetem narkomani por e bere dhe ti shoqja police bjonde! E bere dhe ti duke me goditur dhe duke u perpjekur te me mbyllesh gojen por ti kurre nuk do ta besh ate, askush nuk do mund te ma mbylle mua gojen per te protestuar dhe thene gjithmone te verteten qe ju po e anashkaloni dhe shtremberoni ne menyrat me te keqija te mundshme ! POR UNE TE FAL zonja police bjonde, une te fal se ajo qe me dhunoi mua nuk ishe ti por urdhrat, nuk ishe ti por njeriu qe po ju shfrytezon ju, nuk ishe ti por ishte NARKOMANI qe ka zaptuar pothuajse cdo kend ne kete shoqeri, zonja police te fal sepse ti e bere per te marre ate rroge dhe per te ushqyer ndoshta femijet e tu , por une dua te te them dicka, neqoftese mendon se nuk do me shoheh me e ke shume gabim perkundrazi mezi po pres te te kem perpara syve perseri sepse je ti ajo qe po ben gabim jo une!”.

