Mesazhi prekës i ish-ministrit për vdekjen e Florencit: Të gjithë kemi faj
Ish-ministri Lefter Koka ka reaguar për vdekjen e djaloshit që kishte shkuar për azil në Francë, Florenc Beqiraj. Në një mesazh në Facebook, deputeti i LSI-së thotë se të gjithë kemi faj për faktin që nuk i dhanë asnjë ndihmë Florencit.
Mesazhi i drejtohet prindërve të të riut që humbi jetën në rrethana të paqarta në një burg të Francës.
Postimi i plotë i Lefter Kokës:
Shuhet nje bir nene ne lule te moshes! U prehsh me engjejt Florenc!
Nuk gjej fjale t’ju ngushelloj per birin tuaj Gezim dhe Laureta!
Ndihem ne faj, qe nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem ne faj qe shteti nuk ishte aty per birin tuaj!
Qe shteti shqiptar hesht per fatin e mijerave shqiptareve te dhunuar, humbur e zhdukur rrugeve te Europes.
Humbja e birit tuaj te shtrenjte do te jete nje dhimbje, qe nuk do t’ju sherohet kurre e une jam ndjere thellesisht i prekur per ikjen e tij!
Te qofte dheu i lehte Florenc!

