FOTO/ Ministri Jaupaj: Së shpejti nis projekti për rehabilitimin e ish-vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj inspektoi këtë të mërkurë nga afër ish-vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, ku së shpejti nis një projekt i rëndësishëm rehabilitimi mjedisor. Në një postim në rrjetet sociale, Jaupaj tha se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me bashkinë Vlorë dhe me mbështetjen e KfW, do të rehabilitohet ish-hotspotin mjedisor.
Japaj tha se “do të kapsulojmë landfillin e vjetër sipas standardeve mjedisore dhe do të rikuperojmë zonën e vendgrumbullimit të inerteve në ish-Fushën e Aviacionit”. Sipas ministrit, ky është një tjetër investim konkret për një Vlorë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Rehabilitimi i ish-vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimin e zonave të degraduara mjedisore, me qëllim garantimin e një mjedisi më të pastër dhe një cilësi më të lartë jetese për qytetarët.
”Në terren, në ish-vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, ku së shpejti nis një projekt i rëndësishëm rehabilitimi mjedisor. Në bashkëpunim mes Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Vlorë dhe me mbështetjen e KfW, do të rehabilitojmë ish-hotspotin mjedisor, do të kapsulojmë landfillin e vjetër sipas standardeve mjedisore dhe do të rikuperojmë zonën e vendgrumbullimit të inerteve në ish-Fushën e Aviacionit. Një tjetër investim konkret për një Vlorë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme”,-shkruan Jaupaj.
KOHA JONË SONDAZH





