Mjekët i heqin tubat, vdes i riu shqiptar në Francë
Ka ndërruar jetë 23vjeçari nga Shkodra Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej ditësh në koma në Marsejë të Francës.
Kështu raporton korrespondenti i “Report Tv” në Francë, i cili në një lidhje direkte me këtë televizion tha se kishte komunikuar me të atin e Florencit dhe ai i kishte treguar se Florenci ka ndërruar jetë pasi mjekët i hoqën tubat e oksigjenit që e mbanin në jetë, megjithëse ai kishte kundërshtuar.
I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar.
Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin.


