Monika Kryemadhi: Uroj që përtej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u ka uruar Krishtlindjen besimtarëve të krishterë.

Kryemadhi ka marrë pjesë në Meshën e mbajtur dje në Kishën Katolike.  Menjëherë pas meshës, Kryemadhi u ka drejtuar një mesazh besimtarëve të krishterë.

“Çfarë Krishtlindjet! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpell të ftoftë, të varfër dhe aspak komode. Çfarë Krishtlindjet: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka e festime familjare; pa festime entuziaste; me orë të gjata nëpër pavionet e spitaleve; me lot pa fund për mungesën e shumë të dashurve që nuk jetojnë më; e gjithë kjo fryt i PANDEMISË qe nuk don me na lanë me e shiju ftesen e Ëngjejve – MOS KINI FRIKË.
Uroj që pertej të gjitha situatave që mund të jemi duke kaluar, kjo Krishtlindje të jetë e Shenjtë duke ju mbush të gjitha hapësirat e zemrës tuaj me praninë e Atij që ka ardhë për me i dhënë ngrohtësi shpellës së ftohtë që koha ka krijue në ne.
Për shumë mot Krishtlindje me zemer të mirë”,- është shprehur Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?