Morinë, tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë pasi dy prej tyre tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara. Ndërsa personi i trete u arrestua me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga u vunë Blerim Kasmi, 37 vjeç , banues në Durrës,  B.O., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Rasim Koloshi, 22 vjeç, banues në Kukës.

“Arrestimi i shtetasve Blerim Kasmi, dhe B.O., u bë pasi kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet PKK Morinë, me dokumente të falsifikuara. Ndërsa arrestimi i shtetasit Rasim Koloshi, u bë pasi ka tentuar të ndihmojë shtetasit e lartëpërmendur të kalojnë në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, duke paraqitur dokumente të falsifikuara”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” , parashikuar nga nenet 189 dhe 298 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?