Moti i keq/ Kryebashkiaku i Kukësit: Banorët të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve

Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, kryetari i bashkisë së Kukësit u ka kërkuar qytetarëve të prekur nga moti i keq që të kontribuojnë edhe personalisht për zgjidhjen e problemeve. Ai tha se qytetarët nuk duhet t’i kenë sytë vetëm nga shteti kur bëhet fjalë për bllokimin e rrugëve apo probleme të tjera që shkaktohen nga moti i keq.

Në Kukës është mbledhur Shtabi i Emergjencavëe Civile, për të vlerësuar situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shiut në gjithë qarkun.

Kryetari i bashkisë së Kukësit kërkoi nga qytetarët që jo çdo gjë duhet ta presin nga strukturat shtetërore, por të kujdesen edhe vetë me zgjidhje provizore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkim Shehu apeloi edhe pronarët e bizneseve që të kontribuojnë në kalimin e situatave emergjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë situata në Kukës ka qenë e qetë. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të fshatrave dhe po punohet nga grupet e OSHEE-së për linjat e dëmtuara edhe në ato zona ku ende mungon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?