“Na solle virusin”, letra që gjeti infermierja: Thikë pas shpine

Bluzat e bardha po sakrifikojnë dhe kanë humbur jetën në këtë betejë të fuqishme me Covid-19. Bota po duartroket por ka edhe mesazhe të tilla. “Po na sjell koronavirusin”.

Në vend të një falënderimi, ky është mesazhi që një infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca të Italisë, gjeti në kutinë e saj postare.

Sipas saj, janë fqinjët ata që ia kanë lënë letrën. “Faleminderit për Covid-19 që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për “Corriere della Sera”, infermierja e cilësoi si një thikë pas shpinë. “Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhëtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?