Naftëtarët nuk ndalen, sërish protestë para prefekturës së Fierit

Ka vijuar edhe sot protesta e naftëtarëve të Fierit dhe të Ballshit. Ata janë vendosur përpara  Prefekturës së Fierit, duke bllokuar rrugën përballë institucionit.

Protesta është shoqëruar dhe me përplasje verbale mes naftëtarëve dhe kryetarit të sindikatës së naftëtarëve, Kamber Iliazi.

Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës kërkojnë pagat dhe sigurimet shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“1200 punëtorë kanë mbetur në mes të rrugës, kërkojme lekët tona, nafta shkon në tregjet europiane dhe ne mbetemi pa bukë” thonë protestuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që protesta e tyre nuk ka sjellë aspak reagimin e strukturave shtetërore për t’u dhënë zgjidhje kërkesave të naftëtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?