Naftëtarët, qeveria premton: Paga e nëntorit del nesër

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit refuzojnë zgjidhjen e arritur mes përfaqësuve të sindikatës dhe ministrit të Energjisë dhe Energjisë. Garantohet vetëm paga e nëntorit dhe kjo nesër në orën 13:00 thuhet se do kalojë në bankë.

Naftëtarët kërkojnë pagat e nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti, po ashtu dhe 13 paga të prapambetura ndër vite nga kompani të tjera që kanë menaxhuar uzinën.Për këto të fundit janë në proces gjyqësor.

Naftëtarët gjithashtu kërkojnë rifillimin e punës në uzinë dhe statusin e naftëtarit, pasi pjesa më e madhe e tyre janë drejt moshës së daljes në pension. Ata thonë se nuk ikin nga Tirana pa marrë lekët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre janë kërkesat e tyre

Swiss Digital Mobile Reklama

-Marrja e pagave të prapambetura
-Marrja e pagës së muajit nëntor
-Rifillimi i punës

Naftëtarët kaluan natën në Tiranë

Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit që morën rrugëtimin drejt Tiranës paraditen e së mërkurës, 27 dhjetor 2017, kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë ku edhe kanë kaluar natën në makinat personale të disa aktivistëve të Organizatës Politike që mbështet këtë protestë. Marshimi i tyre nisi në këmbë nga Fieri, për shkak të lodhjes ata kanë marrë autobus për të udhëtuar por thuhet se janë ndaluar nga policia për të udhëtuar dhe janë nxjerrë nga autobusi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?