Ndërron jetë në burg i dënuari për vrasje

Fatmir Tomini, 59­-vjeç, ka humbur jetën në burgun e Krujës, ku vuante dënimin për vrasje. Zyrtarisht, policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e spitalit të burgut.

59­-vjeçari, banues në Tiranë, ishte i dënuar me 17 vite burg, për veprën penale “Vrasja”, dhe vuante dënimin në burgun e Krujës.

Sipas të njëjtave burime, shkak i vdekjes së Tominit mendohet se ka qenë gjendja shëndetësore e tij, pasi ai ka qenë i sëmurë me tumor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, policia njofton se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, ndërsa materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?