FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshime në stafin e Presidencës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në kabinetin e tij në Presidencë.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,

Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof. Dr. Edmond Panariti.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?