Në Itali restorantet dhe lokalet mund të hapen më 4 maj

Pas 20 prillit thuajse gjithë industritë në Itali do të jenë në punë. Ndërkohë që një prej varianteve që po diskutohet është dhe ai i hapjes së restoranteve dhe bareve më datën 4 maj.
Agjencia Ansa raporton se ekspertët po shikojnë mundësinë që bizneset e shërbimit, si lokalet dhe restorantet të nisin punën.
Nuk bëhet fjalë për një hapje të plotë, por nisjen e punës me rregulla të reja. Disa prej rregullave që po diskutohen janë; shërbimi i banakut dhe kamarierëve të bëhet më masa mbrojtëse, doreza dhe maskë. Distanca mes tavolinave të jetë më e madhe si dhe të vendoset distancë dhe nga banaku.
Ndërkohë që më të favorizuara do të jenë lokalet dhe restorantet që kanë ambiente jashtë. Qeveria e Guseppe Contes pritet të nxjerrë këtë javë një dekret të ri për hapjen e bizneseve ku do të merret një vendim dhe për lokalet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?