Në vitin 2040 Shqipëria do vuajë mungesën e ujit

Në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit. Alarmi është dhënë nga Instituti i Burimeve Botërore, ku vendi ynë përfshihet në hartën e 33 shteteve që do të preken nga thatësira. Studiuesit sugjerojnë, menaxhim më të mirë të burimeve ujore.

Përmbytjet që përfshinë jugun e vendit këtë vit, pas disa dekadash do t’ja lenë vendin fenomentit të thatësirave.

Sipas një një studimi të publikuar nga nga Instituti i Burimeve Botërore dhe OECD, në vitin 2040 Shqipëria do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit, ose siç thotë studimi “zona me stres për ujin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i mungesës së furnizimit me ujë pritet të jetë në nivelet 40-80%. Kjo hartë nuk përfshin vetëm Shqipërinë por edhe pjesën tjetër të Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit shpjegojnë se ka disa arsye që pritet të sjellin këtë situatë ektstreme, mes tyre renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër, si edhe ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.

Një tjetër arsye që mbetet problematika kryesore, sipas studimit, vjen nga keqmenaxhimi i ujit. Studiuesit sugjerojnë se çelësi është një menaxhim më i mirë i burimeve ujore.

Në këtë studim të Institutit të Burimeve Boyërore është analizuar situata e ujit në 167 vende të botës, nga të cilat 33 do të përballen me mungesën e theksuar të ujit në 2040. Harta e rriskut të lartë përfshin jo vetëm Shqipërinë por edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrikën e Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?