Nesër homazhet dhe përcjellja e korifeut të skenës, Rexhep Çeliku
Homazhet në nder të korifeut të skenës shqiptare, Rexhep Çelikut, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së premtes, do të zhvillohen nesër në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00-13:00. Pas homazheve, do të bëhet përcjella e tij për në banesën e fundit.
Teatri i Operas dhe Baletit shpërndau sot në rrjetet sociale këtë mesazh:
Lamtumire korifeu i skenës, shqiponja e e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku. Në mënyrë të parakohshme, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valles shqiptare, Rexhep Çeliku.
Pas një sëmundje të rëndë, me të cilën luftonte prej vitesh, kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua në shtëpinë e tij, në Tirane rreth orës 04:00 të mëngjesit. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të “Nderit të Kombit”, Rexhep Çeliku!

