Nesër Rama-Duka bashkë te stadiumi “Dinamo”

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur zyrtarisht që me daljen e dy kandidatëve që do të tentojnë një votëbesim për mandatin 4-vjeçar.

Në një moment kur situata rreth zgjedhjeve për Presidentin e FSHF-së, po merr ngjyrime politike, numri një i qeverisë shqiptare do të jetë nesër në krah të presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka, për të përuruar nisjen e punimeve për selinë e re të FSHF-së.

Me anë të një njoftimi, zyra për shtyp e institucionit ka bërë me dije se nesër në orën 11:00, Kryeministri Edi Rama do të jetë së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në Kompleksin “Dinamo” për ceremoninë inauguruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

NESËR NË ORËN 11:00 NË KOMPLEKSIN “DINAMO” NË KRYEQYTET, PRESIDENTI I FSHF-SË, ARMAND DUKA DHE KRYEMINISTRI I VENDIT Z.EDI RAMA DO TË MARRIN PJESË SË BASHKU NË CEREMONINË E NISJES SË PUNIMEVE PËR NDËRTIMIN E SHTËPISË SË RE TË FUTBOLLIT SHQIPTAR. JU FTOJMË TË MERRNI PJESË!”, NJOFTOI ZYRA PËR SHTYP E FSHF-SË.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?