Nesër të gjithë nxënësit do të jenë në një trajnim
Nxënësit e 2168 shkollave të vendit do të nisin nesër një trajnim mbi sjelljet antishoqërore në shoqëri.
Rreth 22 mijë nxënës do ti nënshtrohen këtij trajnimi ku mësuesit do të rrisin njohuritë e tyre se si të dallojnë shenjat e sjelljeve antishoqërore që mund të çojnë në sjellje të dhunshme në shkolla.
Kjo iniciativë është marrë nga Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ndërsa mësuesit do të trajnohen nga kolegë të tyre të trajnuar më parë.
Në fund të trajnimit të gjithë mësuesit pjesëmarrës do të plotësojë një pyetësor, gjetjet e të cilit do të shërbejnë për të identifikuar problemet në këtë fushë.

