Neshat Fana: Tani ka kryeprokuror të dobët. Kur të vriten gjyqtarë, krimi është dobësuar

Avokati Neshat Fana i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se me ndryshimet ligjore sjellin një kryerprokuror të dobët, ndërsa shton se fuqizimi i prokurorëve të çështje sjell shumë dyshime nëse kjo do të jetë efikase për shkak të presionit të madh të krimit dhe politikës.

Fana: E dimë që para ’90-s të gjithë ministrat e Brendshëm ishin anëtarë të Byrosë Politike. Ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët jo. Të kthehemi pas 30 vitesh tek kjo reminishencë që një ministër i Brendshëm i bën gjëmën një kryeprokurori është e tmerrshme.

Realisht, sot prodhohet një prokuror i përgjithshëm i dobët. Do të fuqizohet SPAK-u, do të fuqizohen prokurorët e çështjes dhe jo eprorët. A do të jenë këta në gjendje të përballojnë krimin e organizuar, presionin e gjerë politikë? Kjo më tremb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në  Shqipëri nuk vriten gjyqtarë e prokurorë,  atë ditë kur të vriten gjyqtarët dhe prokurorë, atë ditë krimi i organizuar është në vështirësi dhe ka marr koburen. Uroj që shteti të vendosë të drejtën e vetë, por unë kam frikë se nuk do të ndodhë. Politika e Këshilltarët nuk kanë ndërtuar institucionin e prokurorit dhe gjykatësit. Jeta ime, e fëmijëve të mi, pasuria ime nuk janë të garantuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?