Nisin lirimet e të arrestuarve të “kokainës së Xibrakës”, del nga burgu Dalipi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar ditën e sotme njërin prej të dënuarve me burg. Klemend Dalipi në fund të vitit 2017 ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit.

Burimet kanë bërë të ditur se lirimi i Dalipit është bërë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Dalipi fillimisht ishte dënuar me 11 vite burg, por Apeli i uli dënimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte arrestuar bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Arjan Dalipi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta persona prangosën arrestuan në një operacion antidrogë të nisur nga Gjermania, pasi kishin ngritur një laborator kokaine në ‘Xibrakë’ të Elbasanit.

Bashkë me këta në pranga është vendosur edhe Ermal Hoxha, i cili është nipi i diktatorit Enver Hoxha.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?