Novosela, qytetari-Ramës: Kape për gryke kryetarin
Përmbytjet në Novoselë të Vlorës, kanë nxitur një debat mes qytetarëve dhe kryeministrit Edi Rama. Në një postimin në facebook ku Rama falenderoi Lulzim Bashën për takimin në Novoselë me kryetarin e Bashkisë, që është i PS, një qytetar i irrituar i ka kërkuar Ramës të kapë për gryke Kanan Shakën pasi ai nuk ka pastruar asnjë metër kanal.
“Të lutem kapi pak nga gurmazi dhe shkundi mirë e mirë këta lëpirsa dhe myrtedera se i vodhën dhe hëngrën të gjitha lekët që kishe vënë në dispozicion për pastrimet e kanaleve”, shkruan qytetari.
Kryeministri me ironi i shkruan se “prandaj u kalua shumë herë më mirë se sa në 2015, që kishte më pak prurje uji, se nuk është bërë asnjë punë”.


