“Nuk e dimë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes”

Prindërit e vajzës 17-­vjeçare, me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me një plumb në gjoks, kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë. Ata jane tmerruar kur kanë parë vajzën e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.

Prindërit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë. “Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë, shkruan “Panorama”. Ata do të merren sërish në pyetje nga hetuesit në një moment të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?