Nuk janë fishekzjarre! Hamazi lëshon 150 raketa nga Gaza drejt Tel Avivit. Situatë dramatike në qytete

Gaza- Hakmerret sërish Hamaz. Një “breshëri” sulmesh me 150 raketa ndodhi të shtunën mbrëma nga Gaza në Tel Aviv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamasi, ndërsa është shprehur se ishte një kundërpërgjigje ndaj raketës që shkatërroi më herët një kullë 11-katëshe në Rripin e Gazës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zhvillimet e tmerrshme mes Izraelit dhe Hamasit.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?