Numri i të papunëve në SHBA arrin në 26 milionë
Numri i amerikanëve të cilët kanë ngelur pa punë për shkak të krizës nga COVID-19 u rrit në 26.4 milionë javën e shkuar, ndërsa 4.4 milionë të tjerë aplikuan për asistencë si të papunë.
Referuar të dhënave federale, vërehet se pandemia ka fshirë mbi 22.1 milionë punë, që ekonomia e SHBA-së ka shtuar që prej tetorit të 2010-ës, kur pati edhe një rritje ekonomike të vendit, që u ndal muajin e shkuar.
Punëtorët të cilët kanë nënshkruar si të papunë në 5 javët e shkuara janë rreth 16% e fuqisë punëtore amerikane.
Nëse ata do të formonin shtetin tyre, ky do të ishte shteti i tretë më i madh për numër popullsie, pra më i madh se sa Nju Xhersi, Konektikati dhe Pensilvania së bashku.
Por Departamenti i Shtetit njoftoi se për të tretën javë radhazi numri i deklarimeve të papunësisë ka rënë.
KOHA JONË SONDAZH

