Opozita takohet për të vendosur mbi skenarin e protestave

Opozita e bashkuar pritet të vendos sot për skenarin dhe datën e protestave kundër qeverisë. Në orën 10:00 Basha ka nisur takimin me aleatët opozitarë në parlament. Në takim janë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Mbëmjen e djeshme Kryemadhi, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar në LSI, Petrit Vasili, shkuan në zyrën e Bashës ku diskutuan me të për rreth 90 minuta.

Sipas mediave sot pritet që kryetarja e LSI-së të dalë në një takim me gazetarët. Pas protestës së fundit në 18 dhjetor kur u zgjodh kryeprokurorja e re Arta Marku, opozita paralajmëroi se në janar do të kishte protesta të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?