Orikum, Banorët në protestë: Qeveria s’ka mbajtur premtimet!

Qytetarët e Orikumit në Vlorë protestuan sot lidhur me premtimet e pambajtura nga qeveria. Sipas qytetarëve, qeveria i ka mashtruar dhe të gjitha premtimet kanë qenë gënjeshtra. Sipas tyre, nuk ka investime për këtë zonë. Zona e Orikumit ka problem me dritat dhe ujin, edhe pse është një zonë turistike dhe e frekuentuar nga shumë turistë. Protesta e banorëve të Orikumit është mbështetur edhe nga PD.

Ndërkohë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte sot për inspektim në një zonë të Orikumit, në kantierin e hapur atje ku tanimë, sipas tij, është drejt përfundimit nënstacioni i ri elektrik.

“Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV. Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike”, tha ndër të tjera Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?