Padia e plotë e prokurorit Gina: Arta Marku të pezullohet, t’i verifikohet gjendja mendore

Zbardhet padia e plotë e ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina që ka depozituar te Krimet e Rënda ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore.

gina padi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e  nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares”, shkruhet nder te tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

319506_m

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

/Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?