Pak orë për protestën e opozitës, policia merr masën tjetër ‘’për të blinduar’’ Parlamentin
Gjatë pasdites së sotme do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës.
Kujtojmë këtu se deri më tani opozita e bashkuar ka zhvilluar shtatë protesta. Në disa prej tyre janë shënuar edhe episode dhune.
Mësohet se forcat e rendit kanë përforcuar masat e sigurisë rreth Parlamentit.
E ditur bëhet se përveç gardhit metalik e radhëve të policisë, në këtë protestë pritet të ketë edhe një tjetër risi.
Kjo sepse Garda e Republikës gjatë mesnatës së kaluar ka bërë prova me prozhektorë përreth Parlamentit.
Pra kjo protestë ndryshe nga protestat e tjera pritet të jetë e ndriçuar, kështu policia do e ketë ndoshta më të lehtë për të mbikëqyrur se çfarë po ndodh.
Fotot që e tregojnë këtë gjë janë bërë nga gazetarja Anila Hoxha. Kështu policia do e ketë më të lehtë për identifikimin e elementeve të dhunshëm.
Gjatë protestës së kaluar u dëmtuar dhjetë efektivë, ndaj thuhet edhe se është marrë kjo masë e re.

