Paris/ Sulm me thikë pranë ndërtesës së “Charlie Hebdo”, plagosen 4 persona

Një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” e cila para 5 vjetësh ishte objekt i një sulmi terrorist.

Mediat lokale franceze raportojnë se janë plagosur 4 persona dhe janë dërguar me urgjencë në spital, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Arsyet e këtij sulmi janë ende të panjohura ndërkohë që efektivë të shumtë kanë nisur një operacion për gjetjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia me anë të një postimi në Tëitter i bën thirrje qytetarve të qëndrojnë larg zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed në kuadër të 5 vjeterit nga sulmi terrorist ku vdiqën 12 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?