Parlamenti kundër dhunës ndaj grave, Berisha ka një kërkesë për Ramën
Në seancën e posaçme plenare për dhunën ndaj grave, ish-kryeministri Sali Berisha pati një kërkesë për kryeministrin Rama, edhe pse ky i fundit së bashku me Bashën ndodhen në Bruksel.
Teksa mori fjalën për procedurë, Berisha iu referua Ramës si mizokeni i politikës shqiptare dhe kërkoi një ndjesë publike prej tij ndaj Violeta Manushit.
Sali Berisha: Në politikën shqiptare ka një person që njihet botërisht si mizoken dhe ai nuk është këtu, por nxin me mungesën e tij. Sa për dijeni, të paktën kini kurajo dhe ndërshmëri qoftë edhe postmortëm ti kërkoni ndjesë Violeta Manushit për fjalët që i tha mizokeni në krye tuaj.

