PBB për frymë do thyejë rekord, “Moody`s”: Mbi $4600 vitin tjetër, në $5214 në 2019

Përmirësimi më i fundit i projeksioneve të ekonomisë shqiptare për këtë vit dhe ata dy të ardhshëm nga agjencia e vlerësimit, Moody`s, përkthehet rrjedhimisht edhe në rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.

Vitin e ardhshëm, Moody`s projekton që Prodhimi I Brendshëm Bruto për frymë të thyejë rekordin historik, duke u ngjitur në 4,931 dollarë amerikanë për frymë. Për vitin 2019 ndërkohë agjencia flet për 5,214 dollarë amerikanë për frymë prodhim kombëtar.

Viti 2019 do të ishte kështu i katërti me radhë në rritje për këtë indikator. Viti 2009, 2010, 2012 dhe 2015 kanë qenë vitet në rënie për këtë indikator gjatë 2 dekadave të fundit, ndërkohë që të gjitha vitet e tjera shifra ka pësuar rritje, për të mos e kaluar asnjëherë barrierën e 4600 dollarëve për frymë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se projeksionet e Moody`s do të jetësohen, atëherë Shqipëria do të ketë mundësinë e artë të ngushtojë ndjeshëm hendekun me fqinjët në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti në fjalë, i siguruar ekskluzivisht nga Scan është i pari nga agjencia prestigjioze ku në projeksione përfshihet edhe viti 2019.

Sa i përket vitit 2017 dhe atij 2018 ndërkohë, projeksionet për PBB për frymë ndërkohë janë rishikuar në rritje në krahasim me raportin e dy muajve më parë.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?