Përfaqësuesit e Presidentit në banesën e Florenc Beqirajt
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani ishin mesditën e së dielës në banesën e Florenc Beqirajt, të riut shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Francë.
Dy përfaqësuesit e Presidentit, pasi i shprehën ngushëllimet familjarëve, i siguruan se Presidenti Ilir Meta është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe franceze, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e Florenc Beqirajt në Shqipëri, por edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.
Ndërsa nëna e Florenc Beqiraj ka falënderuar Presidentin Ilir Meta për angazhimin. ”Presidenti Ilir Meta është i vetmi zyrtar që na ka qëndruar pranë dhe që na ka ofruar ndihmë”, ka thënë ajo.
Sipas nënës së Florenc Beqirajt, ”veç Presidentit, asnjë institucion nuk na ka ndihmuar”.

