Përfshihet nga flakët një nga shtëpizat e festave në sheshin “Skënderbej”

Sheshi “Skënderbej” është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte, ku zjarri ka përfshirë një prej shtëpizave të festave të vendosura në sheshin ‘Skëndërbej’.

Mësohet se zjarri ka shkaktuar panik tek qytetaret të cilët kanë qenë të pranishëm, por është neutralizuar shpejt nga zjarrfikëset të cilat mbërritën në vendngjarje.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?