Përleshje, grushte e hekura, sherr i rëndë në Durrës

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy personave në Durrës, e njëri ka përfunduar në spital.

Konflikti mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës të dielën në rrethana ende të paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një konflikti, policia thotë se 43-vjeçari me inicialet G. H., ka goditur me sende të forta shtetasin 53-vjeçarin me inicialet A. D. banues të dy në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po punohet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?