Përmbytjet, nga nesër s’ka më reshje
Pas përmbytjeve në vend, vijnë lajme të mira të paktën sa i takon motit. Rreziku nga përmbytja si pasojë e fryrjes së lumenjve ka nisur të ulet nga pasditja e kësaj të hënë në të gjithë territorin.
Sipas të dhënave të fundit hidrologjike, të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, thuhet se prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk do të jenë më të rrezikshme për përmbytje.
Ndërkohë, gjatë ditës së martë nuk pritet të ketë reshje dhe temperaturat minimale e maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 °C / 11 °C; në vendet e ulta: 2 °C / 9 °C; në vendet malore: -6 °C / 5 °C. Ndërsa era do të forcohet në bregdet do të arrijë në nivelin mesatar.

