Përmbytjet, Prençi: Situata drejt normalizimit, disa zona ende nën ujë

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri” në RTSH, ka thënë se niveli i prurjeve të reshjeve në ditët që lamë pas ka qenë historik, por sot situata është e normalizuar.

“Aktualisht situata është drejt përmirësimit. Që nga mëngjesi i ditës së djeshme nuk kemi më vërshime të ujit. Por niveli i ujit në zona të anuara pranë lumit Vjosa është po ai. Niveli i ujit ka rënë rreth dy metra nga niveli maksimal që ishte para dy ditësh. Kemi shumë ujë në një sipërfaqe prej 5 000 hektarë tokë. Tani situata është kështu, po i jepet ndihmë personave të prekur. Kjo situatë ishte shumë e vështirë. Niveli i prurjeve të lumenjve ka qenë maksimal. Më shumë se në 2015. Falenderoj meteorologët, sepse parashikimi ka qenë shumë i saktë dhe kemi vepruar paraprakisht”,-tha ai.

E prisnit në këtë përmasë katastrofën?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt pritej më shumë, por ne i qëndruam strikt paralajmërimit të Institutit të Gjeoshkencës. Shmangëm katastrofat për sa i përket jetëve njerëzore dhe gjësë së gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Prençi foli edhe për raportimin e situatës në media, duke thënë se, ”disa media kanë abuzuar me raportimin e lajmeve. Disa kanë qenë shumë korrekte, por disa portale shkruanin pa patur parasysh se si është situata në terren”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?