Përplasen dy automjete në Lushnjë-Fier, plagosen 3 pasagjerët (Video)
3 të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti në Fier. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vendin e quajtur “Vajkan”.
Mësohet se në aksident është përfshirë mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, dhe mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç. Të njëjtat burime sqarojnë se janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M, 41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Pamje nga aksidenti
NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 19.12.2017, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Lushnje-Fier në vendin e quajtur “Vajkan” është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në Vajkan, me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin D.J, 52 vjeç, banues në Vajkan. Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.M, 52 vjeç, E.M,41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalit Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/balkanweb

