Përplasja me armë, i plagosuri i dënuar për drogë

Një prishje e pazarit të drogës, çoi në përplasjen që mund të ishte kthyer në tragjedi mbërmjen e kësaj të marte në Korçë. Mina Zoja, 39-vjeç i cili mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania, mbetet i plagosur. Emri i tij nuk është i panjohur, pasi Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge.

Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, por më pas është transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.

Ai është marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit, por dëshmia e tij nuk e ka ndihmuar policinë në krijimin e identiktit për autorët e ngjarjes. Kjo pasi Mina Zoja është treguar mjaft i rezervuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk i njoh personat që më qëlluan”, ka deklaruar ai përpara grupit hetimor. Megjithatë policia po heton pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorëve. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje, ndërsa ka ngritur postblloqe përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?