Përplasje në organin e akuzës në Elbasan. Prokurori nuk i lë zyrën pasardhësit
I sapoemëruar drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha ka mbërritur sot në Prokurorinë e Elbasanit.
Ai ka qenë i shoqëruar nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Kosta Beluri.
Por pak minuta para se ata të mbërrijnë në Elbasan, Dritan Gina ka mbajtur një mbledhje me stafin.
Gjatë mesditës së sotme, Dritan Gina tha se nuk do ta pranonte shkarkimin dhe nuk ikte nga detyra, pasi Arta Marku ka vepruar ne shkelje të ligjit.
Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në ambientet e kësaj prokurorie, ku duket se janë dy kryeprokurorë, një i shkarkuar nga Arta Marku e tjetri i emëruar po nga ajo. Syri.net

