Pezullohet drejtori i Fondit të Sigurimeve. Ja emri

Duket se një tjetër skandal ka përfshirë Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Për këtë arsye Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e këtij fondi, Erjon Manohasa. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Burime nga prokuroria janë shprehur se Manohasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht përfaqësuesit e këtij spitali kanë bërë denoncim në polici dhe gjatë hetimeve është parë që drejtori Erjon Manohasa nuk ka zbatuar procedurat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit është përfaqësues i PDIU-së në qeveri. Erjon Manohasa e ka marrë detyrën në tetor të 2016, duke zëvendësuar, Vjollca Brahon e cila është bërë zv/ministre.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?