Plani për të dërguar mjekë në rrethe, spitalet rajonale i marrin në patronazh
Vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpjeguar gjithë planin se si do të dërgohen mjekët e specializuar në rrethe.
Spitali Universitar i Traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialist sipas nevojave të spitaleve rajonale.
Ndërkohë që “Shefqet Ndroqi” do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.
Manastirliu u shpreh se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin profesional të mjekëve në spitalet rajonale./GSH

