“Po hetohet një deputet, Arta Marku mund të qëndrojë për 7 vite si kryeprokurore”
E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Lala u shpreh se pas marrjes së detyrës, kryeprokurorja ka nisur nga puna dhe ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.
Sipas gazetares, me zgjedhjen e Arta Markut ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ata janë të komanduar dhe kanë frikën se mund të lëvizin nga posti.
“Arta Marku është e fokusuar në shqyrtimin e dosjeve konkrete. Pas marrjes së detyrës, ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla. Arta Marku banon në Shkodër dhe vijon ta bëjë rrugën Shkoder-Tiranë vajtje-ardhje.
Ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ka disa drejtues që janë të komanduar dhe Marku ata mund t’i lëvizë dhe nuk e kanë të garantuar postin. Ka edhe prokurorë që kanë në dorë dosje me çështje të rëndësishme dhe edhe këta ndihen nën presion, pasi nuk e dine ende strategjinë e Arta Markut.”- tha Lala, raporton BalkanWeb.

