Po lëvizte me motor në orët e mëngjesit, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

Një 21 vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, ku një aksident me motor i ka marrë jetën të riut.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave, aksidenti u regjistrua sot rreth orës 5:20 të mëngjesit, në zonën e Toumbas.

Nga hetimi në vendin e ngjarjes, mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, humbi kontrollin e motorit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Rrugore e Selanikut ka nisur hetimet për këtë aksident që i mori jetën të riut shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?