Policët në Lirim: Policia në krizë, më keq se në 97

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013, e konsideron situatën brenda organizatës së policisë si katastrofike, madje më të rëndë se në vitin e mbrapshtë 1997 apo sistemit diktatorial. Përmes një deklarate të posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryesia e kësaj shoqate thotë se sot policia ndodhet jashtë çdo standardi dhe roli të saj.

”105-vjetori e gjen organizatën e policisë në situatën më të rëndë funksionale, ligjore e normale. Jashtë çdo standardi nga misioni e roli i saj. Me dhimbje dhe zemëratë konstatojmë se, pas 105-viteve Policia e Shtetit po kalon periudhëm më të errët të saj, krizë besueshmërie, madje më keq se në vitet e diktaturës apo vitin 1997. Sot policia e shtetit mbart në kurriz shumë mëkate në kurriz, kjo nuk na gëzon aspak, e kundërta”,-tha Ismail Elezi, anëtar i kryesisë së shoqatës.

Ish-drejtues të policisë, pjesë e kësaj shoqate, prej vitit 2013, kohë kur u larguan nga policia e shtetit, i kanë bërë apel kolegëve të tyre që të respektojnë betimin e bërë dhe të reflektojnë, për të mbrojtur jetën e qytetarëve shqiptar, duke mos u përfshirë në vepra kriminale, siç është ajo e kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

”U bëj thirrje gjithë kolegëve tanë, drejtuesve e punonjësve të ndershëm që ndjehen të përdhosur nga kupola policore dhe politika aktuale, të respektojnë betimin e bërë dhe të dnerojnë uniformën e Policisë së Shtetit. Mos hezitoni të denonconi këdo që abuzon me detyrën dhe ligjin”,-u shpreh më tej ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?