Policia e Korçës jep shpërblim për këdo që jep informacion për automjetin e vjedhur

Policia e Korçës  ka vendosur një shpërblim për këdo që do japë informacione rreth grabitjes së automjetit mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.3 të qytetit. Automjeti tip “Benz” me targa AA 875 II në pronësi të shtetasit D.A, u grabit nga dy persona me maska dhe të armatosur, të cilët ushtruan dhunë ndaj drejtuesit të automjetit dhe pasagjerit.

policia e Korçës ka vënë në dispozicion shumën e 200 mijë lekëve të reja.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në vijim të hetimeve lidhur me zbardhjen e ngjarjes që ndodhi dje më datë 06.01.2018, ku nga persona ende të paidentifikuar në lagjen nr 3 Korçë, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targa AA875II në pronësi të shtetasit D.A, vendos në dispozicion shumën prej 200.000 lek të reja, për çdo shtetas që mund të ketë informacion të saktë mbi vendodhjen e mjetit apo identitetin e personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe të telefonojnë në numrat : 0694134733 ose 0694112291.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?