Policia sekuestron 23 thasë me kanabis në Korçë, dy të shoqëruar

Policia e Shtetit ka sekuestruar një tjetër sasi të madhe droge në Vithkuq të Korçës.

Policia bën me dije se janë kapur 23 thasë me kanabis.

Sekuestrimi ka ardhur në bazë të aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që ka të bëjë me kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër në Vithkuq, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri, deklaron zyrtarisht Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?