FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta pret patriotin Jim Memeti nga Australia: Frymëzim për shqiptarët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim patriotin me origjinë shqiptare, Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.

Sipas Metës, Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Pata kënaqësinë të takoj patriotin shqiptar me origjinë nga Manastiri, z.Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.
Duhet të jemi krenarë që z.Memeti drejton denjësisht një qytet kaq multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni.
Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi, të cilët ruajnë me dashuri gjuhën, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre.????

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?