Presidenti Meta: Të mos devijohet asnjë milimetër nga marrëveshja e 5 qershorit

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shifrat e larta të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE. Duke publikuar të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, Presidenti Meta shprehet se Shqipëria nuk meriton të renditet mes vendeve problematike. Sipas këtyre të dhënave Shqipëria renditet e katërta në botë, pas Sirisë, Afganistanit, për numrin e azilkërkuesve.
Kreu i shtetit bën përgjegjës për këtë situatë autoritarizmin qeveritar, korrupsionin dhe drejtimin e gabuar të vendit. Kreu i shtetit shton se vendi duhet të rikthehet në normalitet dhe hapi i parë është zbatimi pikë për pikë i marrëveshjes së 5 qershorit.

“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!🇦🇱“,- deklaron Presidenti Ilir Meta në një reagim në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3376595142386735

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?