Prifti malazez pas meshes në Shkodër: Kosova është Serbi…

Prifti malazez Rodomir Nikçeviç, nga Shkodra pas meshes, ka dhënë një deklaratë tronditëse. Ai është shprehur i bindur se Kosova është Serbi.

“Fax News” raporton se pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i kishës ortodokse, Radomir Niçkeviç kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtareve të pranishëm. Pas meshes Niçkeviç deklaroi para mediave se vlereson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar për minoritetet.

I pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi, prifti u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë. Kleriku shtoi më tej se në Kosovë, Serbia ka shume kisha dhe vende të shenjta. Niçkeviç deklaroi gjithashtu se Kosova është Serbi, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të themi që Vraka është një fshat i cili ka në përbërjen e tij shtetas me origjinë serbe. /Faxweb)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?