Projektet në zonën arkeologjike, pas Velierës bllokohet edhe Pallati i Drejtësisë

Pas Velierës,  punimet për të cilën u bllokuan marsin e kaluar, për shkak se prek zonën e mbrojtur, të njëjtin fat ka edhe ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë në Durrës

Zbatimi i projektit të cilësuar madhor, është pezulluar deri në përfundimin e një studimi të plotë që do të përcaktojë nesë e cënon apo jo zonën arkeologjike.

Dako: Kemi bërë garën, kemi zgjedhur kompaninë fituese por nuk po zhvillojmë punimet për shkak të arkeologjisë. Është në një zonë B që do ti nënshtrohet sondazheve arkeologjike. Ministria dhe KKA akoma nuk e kanë dhënë përgjigjen për vazhdimin e këtij projekti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa fati i Velierës tashmë pritet të vendoset në një proces gjyqsor në gjykatën Administrative të Durrësit, kryebashkiaku Dako thotë se në projekt janë bërë ndryshime

Swiss Digital Mobile Reklama

Dako: Me ministrinë e Kulturës e kemi zgjidhur ndryshimin e projektit dhe vazhdimin duke ruajtur rrënojat dhe duke i bërë të ekspozuara për qytetarët. Ekspertët janë shprehur pro këtij investimi. 

Kantieri i ndërtimit Veliera ka mbetur i hapur, projekti tjeter tek mazoleumi nuk ka nisur deri në përfundim te studimeve arkeologjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?