Projektligji, ja si do bëhet Vettingu në Polici; Zbardhet çfarë duhet deklaruar

Zbardhet projektligji i Ministrisë së Brendshme për Vettingun në polici. Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm do të jenë organet e reja, që sipas projektligjit të Vettingut në polici, do të kalojnë në sitë 12 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Aty përfshihen që nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

287 zyrtarët më të lartë të policisë që nga drejtori i përgjithshëm deri tek shefat e komisariateve do t’i kontrollojë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, që do të përbëhet nga 15 anëtarët , të zgjedhur nga Inspektorati i Kontrollit të Pasurive, nga bota akademike dhe avokatia.

Swiss Digital Mobile Reklama

2700 punonjës të policisë me grada të mesme dhe 115 nga garda përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme operacionale do të kontrollohen nga komisioni qendror.

Ndërkohë siç parashikohet, të gjithë efektivët e thjeshtë do të kontrollohen nga 135 anëtarë të komisioneve vendore, shumica e të cilëve do të jetë policë që do ta kalojnë të parët Vettingun nga Komisioni Qendror i Vlerësimit.

Të dhënat që duhet të plotësojnë 12 mijë policë

12 mijë efektivët e policisë në të gjithë vendit të cilët do ti nënshtrohen procesit të vettingut do ntë duhet të plotësojnë këta dy formularë. Në formularin e parë policët do të deklarojnë pasurinë, ndërsa në të dytin do të pyeten për pastërtinë e figurës së tyre.

Shefat e policisë dhe të gjithë punonjësit e tjerë, do deklarojnë pronat e blera ose të trashëguara, makinat që përdorin dhe paratë që kanë në llogaritë bankare.

Po kështu në formular, shefat e policisë dhe oficerët do të tregojnë udhëtimet që kanë kryer jashtë shtetit në 3 vitet e fundit, përfshirë familjarët e tyre. Edhe shkollat private brenda apo jashtë vendit ku kanë arsimuar fëmijët, policët duhet ti specifikojnë në formularin për pasurinë.Duke filluar nga data 1 janar 2012, policët do bëjnë publike nëse kanë biznese apo borxhe ndaj personave të tjerë.

Një tjetër formular i rëndësishëm që do plotësohet nga uniformat blu, është edhe ai për kontrollin e figurës.Në formularin e dytë policët do specifikojnë nëse kanë pasur emër tjetër, apo ndonjë nofkë që e kanë thërritur nga personat e tjerë. Gjithashtu do tregohen të gjitha adresat e banimit, të dhënat për arsimit si dhe të gjitha punët që kanë kryer nga data 1 janar 2012. Ashtu si ligji i dekriminalizimit për deputetët, policët duhet të shkruajnë në formularë, nëse janë dënuar ndonjëherë, apo janë ndaluar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për herë të parë oficerët e policisë do të bëjnë publike nëse ndonjë nga familjarët e tyre është i lidhur me krimin e organizuar. Pikërisht pyetjet për krimin e organizuar do të jenë më interesantet, pasi uniformat blu duhet të deklarojnë nëse janë takuar ndonjëherë me anëtarët e grupeve kriminale apo nëse kanë marrë dhurata dhe para nga krimi i organizuar.

Policët duhet të shkruajnë me detaje nëse konsumojnë lëndë narkotike, por edhe nëse kanë varësi nga alkooli apo lojërat e fatit. Në fund të çdo formulari specifikohet se nëse plotësojnë të dhëna të pasakta, policët do të lirohen nga detyra.

Por ajo që pritet të hapë diskutime në këtë proces është barra e provës që i bie sipas projektligjit efektivit që do të verifikohet për çdo dyshim që do të hidhet ndaj tij, qoftë ai edhe i servirur nga publiku. Marrë nga Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?